Nesër 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në pikën kufitare Jazhnicë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ky sistem modern i kontrollit të integruar kufitar synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave përmes një kontrolli të vetëm nga shteti pritës.
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se sistemi sjell përfitime në lehtësimin e lëvizjes, rritjen e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik. Sipas saj, pas Jazhnicës dhe Bllacës, sistemi do të shtrihet edhe në Tabanovcë dhe Qafë-Thanë.
Azizi bëri të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në vitin 2025 janë regjistruar mbi 776 mijë kalime kufitare, krahasuar me 550 mijë në vitin 2024.
Në ceremoninë e përurimit do të marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.