Është mësuar se Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë të martën trajnerin e ri të Kombëtares.Shumë emra janë përfolur që prej momentin të shkarkimit të italianit Christian Panucci, ndërsa në krye të listës, që prej momentin të parë, madje ende pa u bërë publik shkarkimi i trajnerit, ka qenë Edy Reja.
Ish-tekniku i Lazio-s, Napol-it e Atalanta-s ishte i pranishëm në ndeshjen e “Loro Boriçit”, ku Shqipëria u mund nga Turqia, por edhe pse u tha se ai kishte ardhur për të vëzhguar dy nga lojtarët e kombëtares sonë, duket se nuk ka qenë kështu.
Mediat italiane raportuan se Armand Duka është takuar me trajnerin 73-vjeçaren dhe vetëm detajet e fundit kishin mbetur pa u zyrtarizuar.
Po ashtu, edhe emra të tjerë janë përmendur gjatë kësaj kohe, nga Alberto Zaccheroni te Francesco Guidolin, por edhe Besnik Hasi e të tjerë.
Deri tani ende nuk ka një emër të konfirmuar, por në krye të listës mbetet Edy Reja.
E për ta mësuar këtë na duhet të presim ndoshta deri ditën e martë, kur të prezantohet edhe trajneri i ri i kombëtares, i cili do të marrë menjëherë detyrën për ta çuar sa më lartë kombëtaren në eliminatoret e Europianit, të cilat i kemi nisur me një humbje me Turqinë dhe një fitore me Andorrën.