Nesër protesta në Shkup, në mbështetje të Palestinës

Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoninë e Veriut-MATUSITEB, për neser (e premte) ka paralajmëruar protestë në mbështetje të Palestinës.

Marketing

Protesta do të fillojë nga ora 13:30 para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshi të Vjetër.

Motoja e protestës është “Ngrite zërin e ndërgjegjes”.

Kujtojmë se sulmet e ushtrisë së Izraelit mbi Rripin e Gazës ende po vazhdojnë.Të paktën 230 persona, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra kanë humbur jetën nga sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga 10 maji.

Protesta pro palestinezëve janë mbajtur pothuajse në çdo vend të botës.

Marketing