Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ: Gjithçka gati

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se gjithçka është gati për votimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve vendore. Materiali zgjedhor si dhe terminalet për leximin e gjurmëve të gishtave janë dorëzuar në komisionet komunale dhe procesi pritet që të vazhdojë pa probleme thonë nga KSHZ.

Marketing

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nesër do të votohet në 44 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1.353.990 qytetarë në 2 481 vendvotime.

“Duke qenë se materialet konfidenciale janë dorëzuar në komunat ku do të bëhet votimi e që janë fletvotimet, listat e zgjedhësve dhe raportet për votim që do të thotë se jemi gati. Tani kemi 1 milion e 600 mijë fletëvotime, ndërsa herën e fundit kishim 4.5 milionë, kjo është shumë më pak, kështu që votimi do të jetë më i lehtë, nuk do të ketë radhë të gjata sepse kemi më pak fletëvotime”. – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Të premten në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore, ndërsa filloi heshtja zgjedhore e cila zgjat deri të dielën në orën 19:00, kur mbyllen kutitë e votimit.

Nga KSHZ kanë njoftuar se janë angazhuar mbi 400 persona për mbështetje teknike në vendvotime për tejkalim të problemeve me përdorimin e terminaleve për gjurmët e gishtërinjëve.