Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se më datë 14.05.2023 (e diel) nga ora 08:30 deri në ora 12:30 për shkak të mbajtjes së garës së triatlonit, do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, ku komunikacioni do të kalojë përgjatë rrugëve përreth.

Marketing

Pozicioni fillestar i garës është Qendra sportive “Boris Trajkovski”, kurse garuesit do të lëvizin në një pjesë të rrugëve rreth KS “Boris Trajkovski” dhe një pjesë të bul. “Ilinden” (korsia e djathtë), më pas në lëvizje nga kryqëzimi me bul. “8 Shtatori” tek kryqëzimi me rrugën “Nikolla Parapunov” dhe anasjelltas.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Marketing