Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, njoftojnë se nesër 04.02.2025 (e martë) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. SPB Shkup apelon qytetarët që t’i respektojnë urdhërat që do të japin nëpunësit policorë.

Marketing

“SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se më 04.02.2025 (e martë) prej orës 06.00 për shkak të ngjarjes së lajmëruar për kremtimin e organizuar të lindjes së Goce Dellçevit, që do të mbahet në kishën „Sh. Spas“ në Shkup, do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllet për komunikacion rr.„Samoillova“ në shtrirjen rrugore nga rr.„Iljo Vojvoda“ (Viadukt-Samoillova) deri te udhëkryqi me rr.„Prohor Pçinski“.

SPB Shkup apelon qytetarët që t’i respektojnë urdhërrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, theksojnë nga SPB-Shkup.