Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se më datë 28.11.2023 (e martë) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së përgjithshme në lidhje me Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) 2023 në “Boris Trajkovski” që do të mbahet nga 29.11.2023 në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

Marketing

“Përkatësisht, për qarkullim do të mbyllen rrugët: blv “Ilinden” nga kryqëzimi me blv “Shën Klimenti i Ohrid” deri në kryqëzimin me rrugën “Ljubljanska” dhe “8 Shtatori” nga kryqëzimi me rr. “Skupi” deri te kryqëzimi me blv “Aradhat partizane”.

“MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë”, thonë nga MPB Maqedoni.