Benfica nesër do të presë Barcelonën në një ndeshje të shumëpritur të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, pas rikthimit nga pauza dimërore e garës më elitare të futbollit evropian, raporton Anadolu.
Barcelona ka pësuar vetëm një humbje në fazën e parë të ligës. Ata kanë grumbulluar 15 pikë dhe mbajnë vendin e dytë, duke arritur pesë fitore radhazi.
Në anën tjetër, Benfica është e 15-ta në ligë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë nga gjashtë ndeshje, duke përfshirë tre fitore, një barazim dhe dy humbje.
Në këtë fazë të modelit të ri të Ligës së Kampionëve zhvillohen gjithsej tetë ndeshje, ku marrin pjesë 36 ekipe.
Këto janë ndeshjet e javës së shtatë të planifikuara për të martën dhe të mërkurën.
E martë:
Atalanta – Sturm Graz
Monaco – Aston Villa
Slovan Bratislava – Stuttgart
Club Brugge – Juventus
Atletico Madrid – Bayer Leverkusen
Benfica – Barcelona
Liverpool – Lille
Bologna – Borussia Dortmund
Crvena zvezda – PSV
E mërkurë:
Leipzig – Sporting
Shakhtar Donetsk – Brest
Real Madrid – Salzburg
Paris Saint-Germain – Manchester City
Sparta Prague – Inter Milan
Arsenal – Dinamo Zagreb
Celtic – Young Boys
Feyenoord – Bayern Munich
AC Milan – Girona