Nesër seanca e Kuvendit për shkarkimin e Janevës

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar seancën plenare për nesër me pikën e vetme në rend të ditës – shkarkimin e prokurorit special Katica Janeva. Seanca do të fillojë në orën 13:00.

Marketing

Xhaferi, një ditë më parë tha se nuk do të presë që të vijë 15 shtatori, në mënyrë që Kuvendi të vendos për shkarkimin e Janevës në të njëjtën ditë kur edhe i mbaron mandati prokurores speciale. Ai gjithashtu theksoi se ka siguruar pëlqimin me shkrim nga katër partitë kryesore politike, ashtu siç kërkon ligji për PSP-në.

Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave dhe votim me badenter. Pasi të miratohet në Kuvend , propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili do të duhet të merr vendimin përfundimtar.

Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reket”.