Moti nesër në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë.
Indeksi UV do të arrijë 6.
Në Shkup, mot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 29 gradë.
Gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit moti me diell dhe më ngrohtë, por në zonat malore veriore dhe perëndimore nuk përjashtohet paraqitje e izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullimave. Në fillim të javës së ardhshme moti sërish do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende dhe mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e ditës do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, por do të shënojë rritje të butë.