Nesër skadon afati për shlyerje të borxhit pa kamatë në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Të gjithë qytetarët e kryeqendrës të cilët kanë borxhe të mbetura për faturat e ujit, deri nesër mund të shfrytëzojnë aksionin për pagesë të borxheve në këste dhe pa kamatë, apelon NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Qytetarët kanë mundësi ta paguajnë borxhin deri më 24 këste, në varësi të shumës së borxhit.

Marketing

“Aksioni vazhdon deri më 29. 05. 2018. Lus qytetarët që të vijnë sa më parë t’i paguajnë borxhet. Aksioni është për pagesë pa kamatë deri më 24 këste. Këstet bëhen në bazë të borxhit që kanë qytetarët. Interesi i qytetarëve është shumë i madh, sot kemi pasur edhe shumë njerëz të cilët kanë qenë të interesuar për të paguar borxhin”,- deklaroi Zulfije Vataj nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Ky aksion përfshin edhe qytetarët të cilët janë të paditur nga ana e përmbaruesve, sqarojnë nga Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.