Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, konfirmoi për MIA-n, se nesër kreu i shtetit në Villa Vodno, do të pres në takim liderët e partive politike parlamentare LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Presidenti Pendarovski konvokon takim të liderëve me një pikë në rendin e ditës – mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare të përcaktuara më 12 prill 2020.
Data e zgjedhjeve u dakordua nga liderët e partive në një takim që u organizua nga Pendarovski në muajin tetor të vitit 2019 pas samitit të Këshillit Evropian.
Nga kabineti i Pendarovskit thonë se në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit. Talat Xhaferi, si dhe kryeministri Oliver Spasovski.