Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, në orën 12:00, do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës konstituive.
Seanca e së shtunës vjen pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për finalizimin e procesit konstituiv.
Herën e parë, raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk mori votat e nevojshme, ndërsa në përpjekjen e dytë ai nuk u hodh fare në votim.
Seancën po e udhëheq deputeti i sapozgjedhur, Avni Dehari, siç parashihet me rregulloren për seancat konstituive derisa të zgjidhen organet udhëheqëse të Kuvendit.