Nesër vijojnë bisedimet MASH-SASHK, do të debatohet edhe pagesa e rrogave gjatë grevës

Negociatat e SASHK-ut me Ministrinë e Arsimit për rritjen e pagave do të vijojnë nesër pasdite me ndihmën e ndërmjetësuesit, me çrast SASHK-u pret përgjigje konkrete se a janë realizuar përllogaritjet e pagave nga MASH. Bisedimet që u zhvilluan nga të dyja palët të enjten nuk u kumtuan për opinionin e gjërë me qëllim që epilogu i tyre të jetë suksesshëm. Ende nuk dihet se a do tu paguhen pagat arsimtarëve që mbajtën grevë dhe a do të ketë marrëveshje mes palëve për rritjen e pagave. Nga MASH thonë se nesër do të debatohet për këto çështje me SASHK-un, me shpresë se do të arrihet marrëveshje për çështjet që do të debatohen.

Marketing

“Të premten pasdite vazhdojnë negociatat me SASHK-un. Sërisht do të bëhet përpjekje që të gjejmë zgjidhje për pagesën e pagave të arsimtarëve gjatë grevës, rritjen e pagave në sektorin e arsimit, harmonizimin e qëndrimeve për marrëveshjen kolektive në arsim si dhe për pagesën e K-15.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Edhe nga SASHK pohojnë se për të gjitha këto çështje do të debatohet nesër dhe janë optimist se do të gjindet zgjidhje në interes të shoqërisë. Ditë më parë kreu i sindikatës Jakim Nedellkov, potencoi se negociatat do të zgjasin dhjetë ditë, nëse është e nevojshme dhe dhjetë ditë shtesë dhe më pas do të dihet se a do të riaktivizohet apo ndërpritet greva.