Nesër zbulohet pllaka e UÇK-së në Golem të Kavajës, fjalim do të mbajë Ali Ahmeti

Shoqëria Lëvizja nesër organizon zbulimin e pllakës në bazën e LPK-UÇK-së në Golem të Kavajës.
Shtëpia e Musa Demirit ka qenë bazë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ushtrive çlirimtare shqiptare të themeluara prej saj.

Marketing

“Në këtë shtëpi gjatë atyre viteve (1994-2001), kanë qëndruar qindra veprimtarë, drejtues e luftëtarë të LPK-së me detyrën dhe përgjegjësinë e madhe, përgatitjen dhe organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Shumë prej këtyre veprimtareve, drejtuesve e luftëtarëve kanë rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë “Lëvizja”.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Shoqëria Lëvizja, siç është paralajmëruar, fjalime do të kenë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano.

Zbulimi i Pllakës do të bëhet me fillim prej orës 11:00, në Shtëpinë e Musa Demirit.

Marketing