Përmes një njoftimi për mediat është bërë e ditur ndryshimi i orarit të mbajtjes së fjalës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky pritet të mbaj një fjalë përshëndetëse për Kuvendin e Shqipërisë ditën e nesërme, më 3 maj, rreth orës 13:00.
Presidenti ukrainas ka shprehur dëshirën që të falenderojë popullin shqiptarë për solidaritetin dhe mbështetjen e dhënë për popullin e Ukrainës pas pushtimit nga Rusia.
“Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se cilës Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”,-thuhet ne njoftim./