Nesër zhvillohen ndeshjet e javës së XX-të në Ligën e Parë të RMV-së

Ekipi i Struga Trim&Lum nesër do të luajë kundër ekipit të Makedonija Gj.P. duke filluar prej orës 14:00. Struganët do të mundohen të mbrojnë pozitën e parë në tabelën e Ligës së Parë, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Në kuadër të javës së XX-të, do të luajnë kampionët e Shkupit si mysafir kundër ekipit të Sileksit, ndërsa Shkëndija do të jetë nikoqir i Pobedës.

Në kohë të njëjtë, duke filluar prej orës 14:00, të dielën do të luhet ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Tikveshit dhe ndeshja Rabotniçkit dhe Bregallnicës. Ekipi i Akademija Pandevit do të jetë i lirë.

Ndryshe, Struga është në vendin e parë me 38 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa Shkupi në vendin e parë me 37 pikë dhe Shkëndija në vendin e tretë me 28 pikë nga 17 ndeshje.