Netanyahu: Kjo është një ditë historike

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad një “ditë historike” të shkaktuar nga sulmet izraelite kundër aleatëve të Assadit, Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

Marketing

Gjatë një vizite në zonën përgjatë kufirit me Sirinë, Netanyahu tha se për sigurinë e Izraelit, ai urdhëroi ushtrinë të pushtonte zonën tampon midis dy vendeve.

“Nuk do të lejojmë asnjë forcë armike të zërë vend në kufi”, tha kryeministri.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se vendimi për hyrjen e ushtrisë izraelite në zonën nën mbikëqyrjen e OKB-së është marrë për të mbrojtur komunitetet izraelite në lartësitë e Golanit.

Marketing