Nga 22 deri më 27 gusht në Strugë do të mbahet edicioni i 57-të i Netëve strugane të poezisë.
Sipas traditës, manifestimi duhet të fillojë më 22 gusht paradite me mbjelljen e fidanëve në Parkun e poezisë në nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë “Kurora e Artë” për vitin 2018, poeti polak Adam Zagajevski. Hapja zyrtare është në mbrëmje me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe leximin tradicional të vargjeve “Malli për jugun” të Konstantin Milladinovit para Shtëpisë së poezisë. Më pas vijon Leximi ndërkombëtar poetik “Meridiani poetik”.
Çmimi prestigjioz “Kurora e Artë”, Zagajevskit do t’i jepet në mbylljen e festivalit në leximin poetik tradicional “Urat” kur do të ndahen edhe çmimet “Urat e Strugës” që e ndajnë Netët strugane të poezisë dhe UNESKO për librin më të mirë debitues, ndërsa fituesi i sivjetmë është Pauli Tapio nga Finlanda, si dhe “Vëllezërit Milladinovci” fitues i të cilit duhet të bëhet i ditur gjatë edicionit të festivalit.
Një pjesë e manifestimit janë edhe leximet poetike, poezia në rrugë, simpoziume, netët pa interpunksion… Detaje rreth edicionit të sivjetmë, Drejtoria e NSP do t’i kumtojë në konferencën për shtyp.