Netflixi kërkon një stjuardesë, ofron pagë marramendëse

Netflixi po punëson një stjuardesë për një nga avionët privatë – me pagën prej mbi 355,000 euro në vit.

Marketing

Gjiganti i transmetimit ka thënë se po shikon për kandidatë me “gjykim të pavarur, diskrecion dhe aftësi të jashtëzakonshme të shërbimit ndaj klientit”.

Ata po ashtu duhet të jenë të aftë të “operojnë me pak instruksione dhe shumë vetë-motivim”.

Vitin e kaluar Netflixi pushoi qindra punëtorë pas rënies së numrit të abonentëve, raportoi BBC.

Kompania ka shtuar se vendos pagën e punëtorit duke marrë në konsideratë “faktorë shtesë” si sfondi i tyre, eksperienca dhe aftësitë.

Roli me bazë në Kaliforni kërkon udhëtim brenda dhe jashtë SHBA-së.