Neuer pensionohet nga Kombëtarja

Manuel Neuer ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri i Bayern Munichut përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

“Kjo ditë kishte për të ardhur në një pikë”, shpjegoi Neuer në një video të postuar nga ai.

“Secili që më njeh e di se ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Ishin 15 vjet që nga debutimi im, kur ne luajtëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe isha ekstremisht nervoz”, shkroi tutje ai.

“Personalisht, e dashurova fanellën e Kombëtares së Gjermanisë. Faleminderit shumë për këtë mundësi. Ishte kënaqësi të luaja me krejt bashkëlojtarët dhe po ashtu që isha kapiten i Kombëtares për shtatë vjet”, përfundoi Neuer.

Neuer, 38 vjeç, kishte debutuar me Gjermaninë në vitin 2009 dhe e përfaqësoi vendin e tij në 124 ndeshje, më shumë se çdo portier tjetër gjerman.

Ai ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë që e fitoi Botërorin në vitin 2014.

Pas Ilkay Gundogan, edhe Neuer u tërhoq nga Kombëtarja. Një legjendë e vërtetë.

Marketing