Neuropsikiatri analizon Naim Murselin: Nuk e “zbusnin” as fëmijët, psikopat

Psikopat ose sociopat! Kështu e ka cilësuar neuropsikiatri Sami Rexhepi autorin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli. Ekzekutimi i 30-vjeçares ka qenë ngjarja më e bujshme e këtyre ditëve, pasi ajo që në fillim u raportua si grabitje, rezultoi të ishte një plan i mirëfilltë i njeriut me të cilin e ndjera kishte dy fëmijë.

Marketing

Rexhepi thotë në një lidhje”Skype” për gazetarin e Klan News Besard Jacaj, se Naim Murseli është një vrasës gjakftohtë pasi nuk ka shfaqur asnjë emocion në asnjë moment.

“Kam shumë pak të dhëna për personalitetin e tij dhe me këtë sasi të dhënash që disponoj të s’mund të krijoj një profil psikologjik të tij. Duket në pamje se është një psikopat që nga pamja e jashtme duket joshës, por në fakt është personazh që nuk krijon dot një lidhje të qëndrueshme. S’ka empati apo ndjenja për tjetrin, veprimet e tij i konsideron të drejta. Nuk është në gjendje të pranojë fajësinë. Është vrasës gjakftohtë, pas ekzekutimit ka shkuar në hotel, ka ngrënë mëngjes, ka shkuar në varrim, s’ka pasur asnjë shenjë. Mirëpo motivet e vërteta nuk dihen. Vrasje kështu gjakftohtë është vërtet shumë e rrallë. Nuk bëhet fjalë për një vrasës serial që ndjen kënaqësi për atë vrasje. Gjuha e trupit të tij ka pasur shumë pak shenja që ai qëndron mbrapa vrasjes, sepse nuk tregon asnjë emocion. Problemi më i madh është tek fëmijët sepse trauma e tyre do të jetë shumë e rëndë për tërë jetën.”

Faktin që Murseli bënte shumë foto me personazhe të famshëm dhe i postonte më shpesh se familjarët e tij, neuropsikiatri e lexon si mungesë vetëbesimi.

“Sociopat, ose psikopat. Këto gjëra tregojnë se ai kishte një shkallë të ulët të vetëbesimit, e ka fshehur duke qenë në prezencë të personave të rëndësishëm dhe në këtë mënyrë nuk ka dashur të shohë sa mungesë vetëvlerësimi ka. Ai s’ka pasur asnjë sukses në biznes, në dallim nga zonja.”

Sa i takon deklaratave të babait të Naimit, ai u shpreh: Po flasim për babain tek i cili ekziston një sistem i vlerave morale, ndërsa djali nuk ka pasur asgjë të shenjtë. Do ta mbrojë nderin e familjes, mirëpo prapë nuk është ai që e merr vendimin final dhe është plotësisht normale qe kur ndodh një tragjedi, ai kërkon mënyra për ta arsyetuar. Nuk do të thotë se familjet kanë pasur të bëjnë me konfliktet e çiftit, dhe pse asnjë nuk e thotë se ka pasur një gjë të tillë mes tyre. Është në pyetje një sekret mes tyre.

Marketing