Jamie Carragher e ka sfiduar Gary Nevillen që të mbajë premtimin dhe të veshë fanellën e nënshkruar të Xherdan Shaqiri në “Sky Sports”.
Më në fund legjenda e Manchester United dhe Anglisë ka veshur fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilin e kishte kritikuar shumë.
“Sonte në ‘Sky Sports’, Neville do ta veshë këtë, kështu ai ka thënë”, deklaroi Carragher.
Neville e veshi fanellën e Liverpoolit, përkatësisht të Shaqirit, derisa Carragher e veshi fanellën e Manchester United.
Këto dy klube angleze kanë rivalitet të madh ndërmjet tyre.
Kujtojmë që pas kritikave të shumta nga Neville një ditë më parë ishte Shaqiri që i dhuroi fanellën me nënshkrimin e tij ish-yllit të United. “Për Garyn. Fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe prapa”, kishte shkruar Shaqiri.
Vëllezërit Neville kishin kritikuar Shaqirin, derisa edhe ylli shqiptar i ishte kundërpërgjigjur.
https://twitter.com/twitter/statuses/1031662424519266307