Faruk Nevzadi – Sekretar i Komunës së Çairit
⛔️Edhe gjatë shpërndarjes së buxhetit Qyteti i Shkupit diskriminon banoret e Çairit!
❎Në 6 vitet jo të plota të fundit Qyteti i Shkupit mbi baza të ndryshme tatimore nga banorët e Çairit ka mbledhur afër 18 milion euro, derisa në investime kapitale banorëve të Çairit i janë kthyer vetëm 1.5 milon euro (ose më pak se 10%) nga mjetet e grumbulluara ‼️
⛔️-Mosrrespektimi i parimit të zhvillimit të barabartë i të gjitha komunave në Qytetin e Shkupit është dekurajues dhe e humbë motivimin tek qytetarët të jenë të disciplinuar gjatë pagesës së tatimeve.
Investimet që ka bërë Qyteti i Shkupit në Çair janë:
📍-Rekonstrumi i rrugës Xhon Kenedi për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 56,000,000 denarë (viti i realizimit 2020),
📍 -Rekonstrumi i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 26,000,000 denarë (viti i realizimit 2020),
📍-Realizimi i “Mega Parkut” në lagjen Fushë Tophanë për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 10,000,000 denarë (viti i realizimit 2023)
👉Në këto të hyra nuk janë futur edhe të hyrat nga faturat që lëshohen nga NP”Ujësjellës dhe kanalizim” që gjithashtu kapin vlerën rreth 1 milion euro në vit, në bazë kumulative dhe të hyrat nga fondi i përbashkët i cili fond, në bazë të nenit 23 të Ligjit për Qytetin e Shkupit formohet për arsye të sigurimit të kushteve të barabarta gjatë funksionimit dhe përmbushjesë së nevojave të përbashkëta të banorëve të Qytetit të Shkupit❗️
Tabelat në vazhdim paraqesin të hyrat e Qytetit të Shkupit vetëm nga banorët e Çairit për 6 vitet e fundit: https://www.facebook.com/share/p/1DBbZBcCDG/