Nevzat Bejta pasi votoi jep porosi për qytetarët

Kandidati nga radhët e Bashkimit Demokratik për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta pasi ushtroi të drejtën e votës theksoi se sot vendoset për katër vitet e ardhshme se kush do të drejton me komunën e Gostivarit.

Marketing

“Votuesit i dëgjuan programet zgjedhore dhe kanë dijeni per kandidatët që janë në garë. E dijnë se kush ka udhëhequr më mirë me komunën e Gostivarit dhe kush do ta drejton në katër vitet e ardhshme në mënyrë më dinjitoze.

Zgjedhjet janë e mira e Demokracisë. Qytetarët vlerësojnë dhe vendosin. Uroj te kemi ditë të qetë zgjedhore dhe përmes votës së lirë qytetarët të vendosin me votën e tyre se kush do ta drejton komunën në katër vitet e ardhshme. Ju faleminderit!”, theksoi Bejta.