“NEW BORN” ndryshon sërish pamje, kështu do të duket këtë vit

Ideatori i monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, ka dhënë detaje rreth monumentit ”NEWBORN” që simbolizon Pavarësinë e Kosovës, në 14 vjetorin e shpalljes.

Marketing

Ismaili tha se këtë herë mesazhi që përcillet përmes pamjes së re të ”NEWBORN”, do pasqyrojë suksesin e grave të Kosovës dhe të gjitha grave që s’janë më, si shkak i dhunës në familje.

Këto Ismaili i tha sot në Klan Kosova FM, në Paraditja Informative.

Sipas tij e gjithë puna për pamjen e re të monumentit është bërë nga të interesuarit në baza vullnetare.

”NEWBORN” do të jetë gati për nesër për të gjithë vizitorët.