NEWBORN me aspiratë të re: Ne mund të fluturojmë

Si çdo Ditë Pavarësie e Kosovës, monument i Newbornit merr pamje të re.

Marketing

Këtë herë në shkronjat e këtij monumenti shihen vizatime të qyteteve të ndryshme.

E kjo merr kuptim edh më shumë kur dihet konteksti i tyre.

Sipas postimit në faqen zyrtare të këtij monumenti, ajo se çfarë e bën këtë vit Newbornin të veçantë është pyetja: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?

E përgjigja është edhe më e bukur.

“A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër “7 Qiej”, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri? Ndërsa shikojmë NEWBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?”, thuhet në postim.

“Përgjigja jehon në zemrat tona dhe rezonon nëpër tokën tonë: Po, ne mund të fluturojmë!”