Newcastle United vazhdon të jetë aktive në tregun e transfereve. Pas blerjes së Trippier, “laraskat” kanë zyrtarizuar blerjen e Chris Wood.
Sulmuesi i Burnleyt i ka kushtuar afro 30 milionë euro skuadrës së sheikëve. 30 vjeçari do të zëvëndësojë Callum Wilson pas lëndimit që pësoi pak ditë më parë. Wood ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe do të jetë gati për debutim të shtunën ndaj Watford.
Sulmuesi nga Zelanda e Re ka shënuar 27 gola në 60 paraqitje në arenën ndërkombëtare.
“Kjo është një mundësi shumë emocionuese për mua dhe jam i kënaqur që jam lojtar i Newcastle United” ka thënë Wood.
Trajneri i Newastle, Eddie Howe kishte kërkuar me ngulm nënshkrimin e Wood.