Neymar ka dhënë një intervistë të gjatë për France Football, ku ka folur për karrierën, futbollin dhe Topin e Artë.
Lojtari më i shtrenjtë në botë ka thënë se futboll nuk luan për të qenë numri një në këtë sport, por sepse e dashuron futbollin.
“Asnjëherë nuk luaj të jem numri një. Unë luaj vetëm sepse e dua futbollin. Jam thjesht i lumtur kur luaj. Sa herë që jam në fushë, jap 100 për qind”, zbuloi braziliani për France Football.
“Nëse përsosmëria ekziston, ekziston vetëm Zoti që është i përsosur. Secili ka defektet e tij të vogla. Lider është dikush që ndihmon ekipin të fitojë dhe ta çojë atë drejt fitores. Mund të jetë kapiteni ose golashënuesi”.
Duke folur për synimet në të ardhmen, Neymar shtoi: “Unë synoj të fitoj Kupën e Botës me Brazilin. Është diçka që kam dashur kur kam filluar të luaj intensivisht futboll. Topi i Artë? Të fitosh atë do të ishte shumë mirë, por unë nuk jam i fiksuar pas tij. Ai çmim është diçka që vije vetë, pas një sezoni në nivele të larta.
“Messi? Mënyra se si ai luan futboll është e çmendur. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë dhe nuk është për t’u habitur që fitoi për të gjashtën herë Topin e Artë”