Derisa të gjithë i kanë sytë nga ai, Neymar do t’i futet botës së filmit.
Ylli brazilian ka kohë vetëm disa ditë të zgjedh fatin e tij, seriali i famshëm spanjoll “La Casa de Papel” e ka konfirmuar atë në sezonin e ri.
Seriali që ka mbledhur rreth 34 milionë shikues do ta ketë mysafir Neymarin në sezonin e katërt.
“La Casa de Papel” trajton temën e një grupi grabitësish shumë inteligjent dhe sulmuesi i PSG do të jap kontributin e tij në këtë temë.
Neymar është duke biseduar për largimin nga Parisi dhe Real Madrid dhe Barcelona janë kandidatët për të.