Neymar i hapur për rinovimin me PSG

Neymar mund ta zgjasë aventurën e tij me skuadrën e Paris Saint Germain.

Marketing

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se ylli brazilian i PSG është i hapur të vazhdojë kontratën e tij aktuale me PSG.

Kontrata aktuale e Neymar skadon në vitin 2022, por kampionët e Francës janë përgatitur të rrisin pagën e lojtarit.

Neymar i cili vazhdon të lidhet me një rikthim te Barcelona, ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos braziliani për të ardhmen e tij.