Neymar: Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte padyshim disfata që më lëndoi më shumë

Pas eleminimit, që në fazën çerek-finale, kundër Kroacisë, Neymar duket se ende nuk e ka marrë veten. Në një postim në faqen e tij zyrtare, në Instagram, Neymar ka treguar se është i shkatërruar psikologjikisht nga humbja, duke e konsideruar humbjen ndaj Kroacisë, si disfatën që e ka lënduar më shumë në jetë.

Marketing

“Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte padyshim disfata që më lëndoi më shumë. Më paralizoi për 10 minuta dhe më pas fillova të qaja pa pushim. Do të dhemb për një kohë të gjatë, për fat të keq. Ne luftuam deri në fund dhe jam krenar për shokët e skuadrës sepse mundi dhe përkushtimi nuk munguan. Kjo grupi e meritoi, ne e merituam, BRAZILI e meritoi, por ky nuk ishte vullneti i Zotit!

Çdo sakrificë për të ndjerë atë dashuri ia vlente. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj me zgjedhjen tonë. Fatkeqësisht nuk funksionoi… Do të dhemb për një kohë të gjatë. Faleminderit për gjithçka Zoti, ti më dha gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë. Faleminderit që kujdesesh për mua. Nder dhe lavdi për ju gjithmonë, pa marrë parasysh rrethanat.”,- është shprehur Neymar në postimin e tij, në “Instagram”

https://www.instagram.com/p/Cl_hjP2oG_z/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0b69ccfc-fb3b-4a37-b6f9-2ae231c76581