Ylli brazilian po vazhdon që të përflitet për një rikthim në La Liga.
Sipas Le10Sport, Real Madrid do ta merr në konsideratë blerjen e Neymar në verën e ardhshme.
26 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim në Los Blancos edhe gjatë kësaj vere, madje klubi kishte bërë edhe kontakte me të, por gjithçka pritet që të ndodh verën e 2019.
Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është e sigurt pasi që Madridi është duke kërkuar një ujdi jo vetëm me Neymarin por edhe më PSG.