Neymar është rikthyer me gol në ndeshjen e tij të parë që nga mungesat në muajin qershor.
Ylli i PSG-së ka shënuar në barazimin 2:2 të Brazilit ndaj Kolumbisë në miqësoren e zhvilluar në Miami.
Neymar që ishte pjesë e spekulimeve gjatë gjithë verës, gjeti rrjetën në minutën e 58’-të të ndeshjes, por nuk arriti të bënte më shumë, për të ndihmuar Brazilin të fitonte kundër Kolumbisë.
Ky ishte goli i 61 i Neymar në 98 paraqitje zyrtare me Brazilin
Coutinho, Daniel Alves, Neymar… gol! Brasil 2×2 Colômbia pic.twitter.com/nBmGRWeS7w
— Goleada Info (@goleada_info) September 7, 2019