Neymar shfrytëzoi tollovinë për t’iu hakmarrë Gonzalezit, por kjo nuk i iku VAR-it

eymar është përjashtuar me karton të kuq në derbin francez, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique de Marseille në Parc de Princes.

Marketing

Kampioni i Ligue 1 e humbi ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, edhe atë duelin e madh të njohur si ‘Le Classique’.

Minutat e fundit të takimit ishin mjaft të tensionuara, ndërsa lojtarët u përfshinë edhe në përleshje fizike me njëri-tjetrin.

Me këtë rast, gjyqtari fillimisht ndau katër kartonë të kuq dhe më pas, pas konsultimit të VAR-it, e përjashtoi edhe Neymarin.

Sulmuesi brazilian kishte pasur probleme të vazhdueshme me Alvaro Gonzalez, ndërsa në momentin e tollovisë, ai e shfrytëzoi rastin që ta godasë nga prapa kokës dhe kjo i kushtoi me karton.

Layvin Kurzawa e Leandro Paredes të PSG-së dhe Jordan Amavi e Dario Benedetto të Marseille, ishin futbollistët tjerë që morën kartonë të kuq.