PSG fitoi titullin kampion një ditë më parë, të dhjetin në histori dhe u barazua me St Etienne.
Braziliani Neymar pas ndeshjes ka folur dhe sigurisht një temë që ka interes është edhe ajo e të ardhmes dhe vërshëllimave të tifozëve.
Ylli i PSG ka qenë shumë i qartë me përgjigjen e tij: “Tifozët do të lodhen duke vërshëllyer… sepse kam edhe tre vite kontratë këtu”.
Neymar është pjesë e PSG që prej gushtit të vitit 2017, kur francezët paguan klauzolën 222 milionë euro te Barcelona dhe vendosën rekordin për transferimin e një futbollisti.