Neymar zbulon më në fund të ardhmen e tij

Pas muajsh plot me spekulime, më në fund Neymar ka zbuluar të ardhmen e tij.

Marketing

Sulmuesi brazilian, në një ceremoni të Institutit Neymar Jr. në Sao Paulo, deklaroi: “Unë do të qëndroj në Paris. E kam një kontratë”.

“Shtypi ushqeu lajme të rreme dhe shpiku lajme komike. Spekulojnë shumë. Të gjithë e dinë dashurinë që kam për Presidentin (Al Khelaifi, i cili gjithashtu mori pjesë në event), për qytetin dhe për tifozët “, tha Neymar në paraqitjen e tij të parë në publik pas Kupës së Botës.
Braziliani tha se vendosi të shkonte në Paris “për një sfidë, për të pasur gjëra të reja dhe për ndjekjen e objektivave të reja”.

26-vjeçari u shpreh se ishte “shumë i trishtuar” për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Belgjikës (1-2), sepse ishte i bindur se Brazili kishte ekip të aftë për të fituar titullin.

Neymar tha se është duke pritur që sezoni i ardhshëm të jetë “i suksesshëm” dhe të fitojë më shumë tituj me PSG sepse modeli “është shumë i mirë”.

Gjithashtu, Neymar nënvizoi se është një “nder” që do të luajë me “portierin e madh” italian Gianluigi Buffon, i cili firmosi për PSG.

Marketing