Neymari i thotë PO rikthimit te Santosi

Neymar Jr duket se është afër të rikthehet te Santosi, 12 vjet pasi që ishte larguar.

Marketing

Siç raporton Fabrizio Romano, Neymar veç se i ka thënë PO ish-skuadrës së tij, ku tashmë pritet të bëhet edhe zgjidhja me klubin aktual të tij, Al-Hilal.

Karriera e tij në Arabinë Saudite, nuk arriti të merrte kahjen e duhur sikurse kur luante në futbollin evropian, ku lëndimet e shumta të tij ja bënë të pamundur të ketë ndonjë impakt te gjiganti aziatik.

Rikthimi i tij do t’i ndihmonte Santosit në mbijetimin e tyre në elitën e futbollit brazilian, pasi që vitin e kaluar luante në ligën e dytë.