Neziri: BDI e njeh mir votuesin

Lideri i LSDM-së, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe lideri i Besës, Bilal Kasami kanë firmosur koalicionin parazgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të muajit prill.

Marketing

I ftuar në ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, analisti Xhelal Neziri, ka folur për koalicionin mes LSDM-së dhe partisë Besa.

“Ky është edhe koalicioni i parë mes një partie shqiptare dhe një maqedonase, por jo koalicioni i parë në tërësi. Bëhet fjalë për një koalicion nga një parti që ka qenë bartës e pushtetit dhe opozitare e flaktë pushtetit, dhe nuk është e qartë nëse LSDM do të përqafojë qëndrimet e BESË-s”, tha Neziri.

Sa vota ka BESA në zgjedhjet e fundit?

Neziri: Në zgjedhjet e 2016-tës mori 57 mijë vota dhe 5 deputetë. Në zgjedhjet 2016-tës fitoi rreth 40 mijë vota. Tani që është e ndarë votat mund të lëvizin nga 20 mijë në 30 mijë. Ky koalicion i jep një lloj shtyse dhe besoj se mund të arrijë në një kontigjent të votave prej 30 mijë.

Ligji elektoral maqedonas i ndihmon koaliconet?

Neziri: Është një formulë që favorizon koalicionet. Një deputet në Maqedoni mesatarish del me 7 mijë vota. Është një sistem që favorizon partitë e mëdha.

Ali Ahmeti ka në plan të deklarohet apo do të presë zgjedhjet?

Neziri: BDI është një lojtar që e njeh mir votuesin. Kjo parti ka vendosur të shkojë në zgjedhje pa asnjë koalicon. Kam arritur të lexoj se partia e zotit Ahmeti ka gjasë të fitojë 12 deputetë. Nëse koaliconi i LSDM do të dalë fituese do të jetë nevojshmë të shkojë në koalicion edhe me Bashkimin Demokratik. Tani LSDM ka si target edhe etnitë shqitare brenda Maqedonisë së Verit./abcnews.al