Neziri: Shqiptarët janë të degraduar në Armatën e Maqedonisë

Vazhdojnë të thonë anën tjetër të medaljes ushtarët profesionist, të ARM-së!

Marketing

Para pak çastesh edhe Kemal Neziri rreshter i vjetër i klasit të parë, ka shprehur hapur pakënaqësitë e shumta dhe realitetin e hidhur brenda ushtrisë, transmeton Pa Censurë.

Neziri mes tjerash tregon degradimin që ju bëhet shqiptarëve në ushtri, vetëm pse janë shqiptarë. Postimi i tij o plotë është ky:

O ministra e gjenerala, po a nuk isha unë një prej 3 shqiptarëve që konkurruam në njësitin special “Ujqit” që në vitin 2002.

Qysh atëherë kur kishin mllef ndaj shqiptarëve por edhe unë njëlloj as qu ju trembem. Mirëpo na larguat që në të njëjtën ditë, kinse nëse ne e kalojmë ketë kurs, do të duhet që të gjithë shqiptarët patjetër të kalojnë kursin dhe sot e kësaj dite, falë juve gjeneral të atëhershëm dhe po edhe të tanishëm, e kalojmë atë sfidë… andaj mos na akuzini se s’ka të aftë.

Po sido qoftë, si mundet të jemi ma të aftë se disa, përderisa një pjesë prej nesh, jemi instruktor të atyre, pjesa tjetër jemi të demoralizuar se nuk mundemi as të mendojmë për poste, e posaçërisht për nënoficer të parë në çeta dhe batalione, dhe kjo është vetem e vetem pse jemi shqiptar!

Shikoni rezultatet e nënoficerëve shqiptar dhe do shihni se jena më të përgatitur, por, nuk na lane hienat!

A sa per mua personalisht ju kisha lutur mos shikoni dy vitet e fundit, se edhe unë jam një prej te demoralizuarve, që për fat të mirë apo të keq ende jam në punë, perkundër disave shokëve që deshen a nuk deshen e lëshuan ARM-në normal disa nga to nga presioni të tjerë pse ishin të demoralizuar”, ka shkruar Neziri./Pa Censurë

Marketing