Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, në një intervistë për Alsat, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së në një takim të realizuar me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga dy muaj më parë, kanë mbështetur pr/ligjin për amnistinë, i cili javën tjetër pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

Marketing

“Ministri ka qenë në Parlament dhe në bashkëbisedim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare ku është debatuar me të gjitha partitë parlamentare ku partitë parlamentare dhanë vizën dhe kuptuan arsyen, siç sqaroi ministri për shkak të ngarkesës së burgjeve dhe kushteve jo të mira, bëmë një amnisti me qëllim që t’i lirojmë ato burgje”, tha Adnan Neziri, koordinator i grupit parlamentar të ASH-së

Thatë se të gjitha partitë kanë dhënë mbështetje, por VMRO-ja kundërshton ashpër pr/ligjin dhe paralajmëroi bllokadë?

“Është për çudi sepse në atë takim që ka ndodhur para 2 muajve nëse nuk gaboj, koordinatori i VMRO-së pranonte dhe e parapëlqente një veprim të tillë për ligjin. Tani nuk e di pse kanë ndryshuar. Duhet ata të tregojnë pse kanë ndryshuar qëndrimin nga ai takim”, tha Adnan Neziri, koordinator i grupit parlamentar të ASH-së, në intervistën e tij për Alsat.

Por, ditë më parë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se deputetët e partisë së tij do të bllokojnë ligjin, pasi sipas tij pushteti dëshiron të lirojë kriminelë. /Alsat.mk