Tarifa e lirë ditore do të fillojë në dhjetor.Qytetarët do të mund ta përdorin atë në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00 dhe do të mbetet në fuqi tarifa e lirë e natës nga ora 22:00 deri në orën 07:00. Kështu ka bërë me dije kryetari i Komisionit Rregullaor të Energjietikës, Marko Bislimoski, në takimin trepalësh të Asociacionit të Rregullatorëve të Energjisë Mesdhetare MEDREG, Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë dhe Këshillit të Rregullatorëve Evropianë të Energjisë.
Marko Bislimoski, Kryetar i Komisionit Rregullativ për Energji
‘’Tarifa e lirë ditore do të fillojë në dhjetor, qytetarët do të mund ta përdorin atë në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00 dhe sigurisht që mbetet në fuqi tarifa e lirë e natës nga ora 22:00 deri në orën 07:00. Vendi ynë, si gjithë Europa, u përball me një krizë energjetike, por ajo ishte motivuese për të gjithë dhe gjithçka filloi me një cikël intensiv me investime në objektet që prodhojnë energji elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë. Ne e quajtëm Eldorado e investimeve në burimet e rinovueshme’’.
Bislimoski, ka prezantuar iniciativën me të cilën kategoritë e cënueshme të qytetarëve duhet të marrin ndihmë më të madhe për faturat e ngrohjes dhe energjisë elektrike.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energji Marko Bislimoski
‘’Subvencionet kanë reduktuar dukshëm faturat e energjisë elektrike dhe ngrohjes dhe ky përfitim është për të gjithë qytetarët, por tani duhet të forcohet mekanizmi ndaj kategorive të cënueshme dhe të marrin më shumë ndihmë financiare nga shteti për faturat’’.
Tarifa e lirë ditore po rikthehet pasi u hoq më 1 janar 2022, kur pati rritje të çmimit të energjisë elektrike