Nga 1 janari i vitit të ardhshëm hyn në fuqi Ligji i ri për punësim në Gjermani, me të cilin të gjithë qytetarët e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit Perëndimor mund të punojnë pa pasur pasaportë evropiane, sic është rasti me pasaportat bullgare që posedojnë shumë maqedonas, informon Balkan-life.com.
Aktualisht qytetarët e vendeve të paanëtarësuara mund të punojnë vetëm me një vizë pune, por kjo nuk do të vlejë nga fillimi i vitit të ardhshëm, shkruan INA.
Gjermanisë aktualisht po i mungojnë ekspertët apo punëtorët e kualifikuar dhe nga kjo ky vend i zhvilluar evropian po shënon humbje prej 30 miliardë euro në vit. Momentalisht Gjermania ka nevojë për 440 mijë punëtorë me kualifikime të larta apo ekspertë që janë të nevojshëm për shumë kompani gjermane.
Elektroindustri – 50 mijë inxhinierë
Sektorin IT – 55 mijë ekspertë
Industrinë e makinerisë 11 mijë si dhe në fusha tjera
Mbi 60 % e kompanive gjermane thonë se kanë mungesë të kuadrove të kualifikuar. Sipas parashikimeve, Gjermanisë në vitin 2030 do ti mungonin mbi 3 milionë punëtorë të kualifikuar.