Nga 1 korriku çmime të reja të rrymës

Për një ose dy orë pritet të zgjatet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për amvisëritë.

Marketing

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thanë se janë duke u bërë analizat e fundit para se të merret oferta e furnizuesit Universal për çmimet e reja të rrymës, të cilat do të hynë në fuqi nga 1 korriku, shkruan Alsat.

Marko Bislimovski tha se marzha e blerjes së energjisë elektrike është ulur nga 11,5% në 9.9% andaj pritet korrigjimi i çmimit. Në pritje janë edhe të sasisë se akumuluar nga EMV që mund ta sigurojnë për këto 6 muaj, por gjasat janë pozitive që për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjës nga tregu i lirë të kalojnë në tregun e rregulluar.

“Nga periudha kaluar kompanitë kanë çmime të ulëta të energjisë elektrike gjatë ditës dhe atë të njëjtën duhet ta kenë edhe amvisëritë. Me vendosjen e tarifës së lirë ditore nga ora 13:00 deri në orën 15:00, tashmë kemi bërë hapin e parë, por trendet e bursës tregojnë se ëtë periudhë ka çmime jashtëzakonisht të ulëta të energjisë elektrike dhe po bëjmë një analiza serioze për dy deri në tre vitet e fundit për çmimin e energjisë elektrike për çdo orë në disa bursa dhe kur të jemi gati do të themi se kur dhe në çfarë mase do të kemi rritje të tarifës së lirë gjatë ditës”, tha Bislimovski./ Alsat.mk