Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse në pikën kufitare do të paraqesin:
-Certifikatë për vaksinim së paku të dy dozat
-Vërtetim se e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit
-Test PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë
Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR negativ ose vërtetim për vaksinim ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-in në 45 ditët e fundit do të dërgohen në karantinë 7 ditore (vetëizolim në shtëpi).