Nga 16 gushti masa të reja, Filipçe do t’i sqarojë në konferencë për media në ora 11

Sot në ora 11 ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të mbajë konferencë për media për të sqaruar vendimet e marra ndje në seancë të Qeverisë.

Marketing

Ndryshe, për shkak të rritjes drastike të të infektuarve me Covid-19, Qeveria solli vendim për ndalesë të organizimeve të dasmave dhe llojeve të tjera të festave ne ambiente të mbyllura.

“Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në hapësira të mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (dhe kafenetë), përfshirë festimet në restorantet e regjistruara për festa ose llojet e tjera të objekteve të mbyllura janë plotësisht të ndaluara”, njoftojnë nga Qeveria