Nga 29 prilli thirrje e re për kredi pa kamatë, 8 milionë euro ndihmë nga Japonia

Nga 29 prilli, të gjitha kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha veprimtaritë të prekura nga virusi Covid-19 do të mund të aplikojnë për linjën “Kovid 2” për kredite pa kamatë në vlerë prej 8 milionë euro, njoftoi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Marketing

8 milionë eurot janë donacion nga Japonia, ndërkaq ministrja Angellovska tha se kjo linjë kreditore jep mundësi më të mëdha fitimi dhe mundësi më të lehta aplikimi për kompanitë për dallim nga linja kreditore “Kovid 1”. Qëllimi është të ruhen vendet e punës dhe likuiditeti.

“Vlera më e madhe e kreditit në këtë linjë arrin në 90 mijë euro dhe është 3 herë më e madhe se sa krediti i linjës së parë, kurse vlera më e ulët e kredisë mbetet e njëjtë, dhe është 3 mijë euro”, tha Angellovska.

Por si mund t’i fitojnë këto mjete kompanitë?

Do të llogaritet numri të punësuarve nga 31 marsi e këtej, dhe ai numër do të shumëzohet për pagë minimale apo 14.500 denarë dhe tre muaj.

“Nëse do të merrnim një kompani me 10 të punësuar, do ta shumëzonim atë me 14.500 denarë dhe për tre muaj dhe do ta fitonim vlerën që do të mund t’i jepej kompanisë”, sqaroi Angellovska.

Ajo falënderoi Japoninë donacionin prej 8 milionë euro me të cilin do të realizohet kjo linjë kreditore.

Marketing