Nga Anglia në Qipro, “bomberi” kosovar firmos me skuadrën e re

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ka firmosur me skuadrën e APOEL Nicosia në Qipro.

Marketing

Është një zgjedhje çuditshme për bomberin kosovar pasi ai la ligën e dytë të kampionatit anglez për të shkuar në Qipro.

Ai ishte pjesë e Sheffield United, por tek APOEL ai do të ketë mundësinë për të luajtur në kupat e Europës.

Nuhiu pas Turqisë, Austrisë dhe Anglisë, tashmë transferohet edhe në Qipro. Ai së bashku me sulmuesin tjetër Vedat Muriqin kanë ndarë pozicionin e qendërsulmuesit te Kosova duke prodhuar edhe gola