Shtetasi britanik, Farid Aziz Feyadi, i cili ka pranuar fenë islame ka mbërritur në Turqi në udhëtimin e tij të nisur për të shkuar nga Britania në Mekë duke ecur. Pasi ka mbërritur në rajonin Keşan, Feyadi është pritur nga Ubeydullah Fidan, kryetari i degës rinore të AK Partisë në Keşan. Në një deklaratë për gazetarët, Feyadi tha se për të shkuar drejt Mekës është nisur nga Britania në muajin nëntor. “Do të bëj edhe rreth 3.800 kilometra rrugë dhe më pas shpresoj të mbërrij në Mekë. Unë eci për paqe. Islami është paqe. Muslimanët ekzistojnë për paqe. Të jetojmë të gjithë së bashku për paqe. Turqia është një shembull i mirë për botën”, shtoi Feyadi. Ndërsa Fidan tha se do të mirëpresin Feyadin për një natë në Keşan.