Nga dita e hënë rikthehet në qarkullim linja hekurudhore Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.
Treni për shkak problemeve të caktuara teknike nuk qarkullonte rregullisht, ndërsa me tejkalimin e tyre, sërish është vënë në funksion, njoftoi sot Transport -Hekurudha e RMV-së.
Nga atje theksojnë se orari i trenit mbetët i njëjtë. Nisja nga Shkupi do të bëhet në ora 16:10, derisa treni pritet të arrijë në ora 19:10 në Prishtinë.
Nga Prishtina nisja do të bëhet nga ora 07:10, ndërsa arritja në ora 09:52 në Shkup.
“Vendosja e linjës së rregullt të trenit Shkup-Prishtinë-Shkup pritet dukshëm të rrisë lëvizjen mes udhëtarëve edhe më shumë, kjo duke pasur parasysh nevojat e përditshme që njerëzit i kanë nga dy anët e kufirit”, qëndron në kumtesë.